Organizata e Veteranëve të Luftës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë organizoi akademi përkujtimore në 17 vjetorin e rënies së 28 dëshmorëve të Komunës së Preshevës.
Kjo akademi u mbajtë në shtëpinë e kulturës ''Abdulla Krashnica '' në Preshevë ku të pranishëm në këtë akademi ishin figura të ndryshme si kryetari i komunës së Preshevës, kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, kryetar të partive politike, familje të dëshmorëve dhe shumë qytetarë të tjerë që i'u bashkuan kësaj akademie./njofton rtvaldi.com
Akademia filloi me himnin kombëtar shqiptarë ku më pas u mbajtë një minutë heshtje për nderë të dëshmorëve të rënë historikisht, për të vazhduar më pas me programin e përgatitur, ku fillimisht fjalën përshëndetëse e mori kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, z.Nazmi Hajredini i cili në fjalimin e tij tha se kjo është një ditë ku duhet të përkujtojmë dhe vlerësojmë gjakun dhe mundin e dëshmorëve të cilët luftuan dhe ranë dëshmorë për liri.
Në vazhdim fjalën e mori profesori i historisë Qani Haliti ku më pas programi vazhdoi me një këngë të kënduar nga vëllezërit Emini kushtuar dëshmorëve të kombit.
Nuk mungoi edhe fjalimi i prindit të dëshmorit Artan Abazi, z.Arif Abazi ku në fjalimin e tij ai foli në emër të të gjithë familjeve të dëshmorëve.
Në fund të kësaj akademie përkujtimore u shpërndanë edhe mirënjohje për familjet e dëshmorëve./njofton rtvaldi.com