Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarëve festën e 28 Nëntorit.
Ai ka thënë se kjo ditë shënon rimëkëmbjen e kombit shqiptar dhe se kjo është histori e lavdishme.
”Dita e Flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë. 28 Nëntori i bekuar, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme dhe synimi jonë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Kjo ditë na jep nder e na bën krenar! RH”