Thaçi nga Vlora e Ismail Qemalit: Jemi një komb me dy shtete (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht gjendet në Vlorë, për nderë të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht gjendet në Vlorë, për nderë të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve në shtëpinë e shpalljes së pavarësisë, Presidenti Thaçi ka deklaruar se Kosova e Shqipëria janë dy shtete por kanë një komb.

”Jemi nje komb me dy shtete. Kosova pa luften e UÇK-së, ndihmën e Amerikës , Europës e Shqipërisë s’do të ishte e pavarur e sovrane”.

Tutje Presidenti Thaçi ka shkruar edhe në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ndërsa dhe ka njoftuar se ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.

”Sapo arrita në Vlorë, ku vendosa kurorë me lule pranë varrit të njërit prej etërve të shtetit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlorës. Duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë, ai jetësoi ëndrrën e rilindasve tanë dhe u bë frymëzim për përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri. HTH”