Fillimisht ky manifestim filloi me një marsh nëpër qytet drejt komunës ku aty dhe ndaluan për të zhvilluar një mini program me valle nga shoqëria kulturore "Presheva Jehon". Ku më pas vazhduan drejt shtëpisë së kulturës për të zhvilluar pjesën tjetër të programit.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm shumë qytetar po ashtu dhe kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi.
Hapjen e manifestimit e bëri njëri ndër organizatorët e këtij manifestimi ku më pas ju dha fjala kryetarit të komunës z.Shqiprim Arifi dhe drejtorit të shtëpisë së kulturës z.Gani Veseli.
Gjithashtu u citua një historik i shkurtër për këtë ditë madhështore dukë filluar nga 1443 e deri në ditët e sotme.
Ky program ishte i pasuruar me monolog të përgatitur nga aktorët e teatrit, disa këngë patriotike të kënduara nga Bujar Rexhepi dhe Nefail Ibrahimi të orkestruar nga Skender Halimi.
Shoqëria kulturore artistike "Presheva Jehon" e bëri mbylljen e programit me dy vallet e tyre.