Partia Përparimtare Serbe (Srpska napredna stranka) e Aleksandar Vuçiqit ka vlerësuar sonte se kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq me aksionin fatal diplomatik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka bërë më shumë për pavarësinë e Kosovës se sa Thaçi e Haradinaj dhe se e ka humbur kredibilitetin që të merret me Kosovën.
Në kumtesën e kësaj partie theksohet se kështu dinjiteti i Serbisë është shkelur më shumë dhe më dhembshëm se sa që kanë mundur të shkelin forcat e përbashkëta të Jammy Sheas, Wesley Clarckut dhe Javier Solanës.Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë n ë korrikun e vitit 2010 e kishte shpallur të ligjshme pavarësinë e Kosovës pasi që Serbia e kishte dërguar për vlerësim këtë akt