Presheva feston 28 Nëntorin - Ditën e flamurit

Shënohet 105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë...

Data 28 Nëntor shënon një ditë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët anembanë botës kudo që jetojnë dhe veprojnë. Po në këtë datë të vitit 1912 Shqipëria u pavarësua nga pushtuesit osman dhe okupatorët e Ballkanit.

Festë e madhe për shqiptarët qofshin ata në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo cfarë do tjetër vend të botës, festë e madhe sot edhe për qytetarët tanë këtu në komunë të Preshevës.

Ekipi i Rtv-Aldi doli në rrugët e qytetit për të marrur urimet e qytetarëve për këtë 28 Nëntor, ku gjithashtu shihet se qyteti i Preshevës nuk ka ndryshuar shumë nga ditët e tjera. 

Ky është 105 vjetori që kur shteti i Shqipërisë ka fituar pavarësinë dhe shpresojmë që edhe pozita e qytetarëve të Luginës së Preshevës të ndryshoj në aspektin pozitiv dhe të garantohet siguria e shqipëtarëve këtu në Preshevë.

Rtv Aldi uron 28 Nëntorin për të githë qytetarët e Luginës së Preshëvës, për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo që janë.