Në kuadër të punëve dhe veprimeve që i ndërmerr policia me qëllim të mbrojtjes së jetës, të drejtave dhe lirive njerëzore, mbrojtjes së pasurisë, si dhe parandalimit të kriminalitetit dhe avancimit të sigurisë në bashkësi, policia vëmendje të veçantë i kushton dhe mbrojtjes së nxënësve dhe shkollave.
Në territorin e Republikës së Serbisë është duke u realizuar projekti “Matura 2018” gjë e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe sigurinë e maturantëve duke pasur parasysh faktin që janë më të rrezikuar në këtë moshë. Sipas Qemal Myrtezi zyrtar policor pranë Stacionit Policor në Preshevë ky projekt ka filluar të realizohet edhe në shkollat e mesme në Preshevë.
Në Stacionin Policor në Preshevë më 4 maj të këtij viti është organizuar mbledhje me përfaqësuesit e shkollave të mesme, të komunës, qendrës për punë sociale dhe shtëpisë së shëndetit.