Udhëheqësit fetar urojnë muajin e Ramazanit (Video)

Me të ndëgjuar ezanin besimtarët musliman afrohen tek sofra për të bërë iftar...

Me të ndëgjuar ezanin besimtarët musliman afrohen tek sofra për të bërë iftar.

Kemi hyrë në muajin e madh, në muajin e mëshirës, muajin e shenjtë të Ramazanit.

Profeti (a.s) në një hadith ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresë tek Zoti, Zoti i'a fal atij personi të gjitha gjynahet që kanë kaluar”.

Ne si ekip i RTV Aldi sot realizuam intervistë me udhëheqësit fetar të cilët uruan gjithë besimtarëve musliman muajin e shenjtë të Ramazanit.

Fikret Limani kryetar i Bashkësisë Islame në Preshevë uroi besimtarët musliman për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, ku përveç urimit ai foli edhe për aktivitetet si institucion fetar që do ti kenë gjatë këtij muaji të Ramazanit, si ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë dhe organizimin e dy iftarëve.

Edhe koordinatori i Medresesë në Preshevë z.Mehmet Sahiti si udhëheqës i këtij instucioni fetarë uroi gjithë besimtarët e besimit Islam për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

E lusim  Zotin të na bëjë prej atyre që e arrijnë muajin e Ramazanit, të na bëjë prej agjëruesve të mirëfilltë të këtij muaji. Zoti na bëftë prej atyre që lexojnë Kuran, prej atyre që japin sadaka, prej durimtarëve, prej njerëzve që fusin gëzim në familjet e tyre.

Përgatiti:Riza Veseli