Shpërthimi i Ebolas në Kongo, sëmundja përhapet edhe në një qytet

Rikthimi i furishëm i Ebolas në Kongo, ka bërë që të kalojë nga fshati në një qytet.

Kjo ka shkaktuar frikë tek banorët se sëmundja do të jetë gjithnjë e më e vështirë për t’u kontrolluar.

Ministri i Shëndetësisë Oly Ilunga Kalenga konfirmoi një rast në Mbandaka, një qytet me një milion njerëz rreth 130 km (80 milje) nga zona ku rastet e para u konfirmuan më parë këtë muaj.

Qyteti është një qendër e madhe e transportit me rrugë drejt kryeqytetit Kinshasa.

Dyzet e dy persona tani janë infektuar dhe 23 vetë dihet se kanë vdekur nga Ebola.

Kjo sëmundje infektive, shfaqet me ethe të përnjëhershme, dhimbje koke dhe muskuj, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve kuqe, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave.

Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës. Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Simptomat e para të virusit shfaqen pas 21 ditësh dhe njerëzit nuk mund të testohen para se të shfaqen ato.

Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë, sepse simptomat nuk janë specifike.