Teuta Arifi shfaq ambicie për president shteti

Kryetarja e komunës së Tetovës, njëherit edhe nënkryetare e BDI -së sot ka dhënë një lajm të madh për shqiptarët e Maqedonisë.

Kryetarja e komunës së Tetovës, njëherit edhe nënkryetare e BDI -së sot ka dhënë një lajm të madh për shqiptarët e Maqedonisë.

 Ajo sot në debat të organizuar enkas për emisionin  para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës dha një shpresë pozitive se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.

“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni” ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës, ku menjëherë erdhi edhe përgjigja pozitive nga kryetarja e komunës, s’jam e shtetit por në të ardhmen mund të jem.

Ndryshe, Teuta Arifi është kryetarja e vetme e cila ka fituar dy mandate radhazi e cila mund të jetë e vetmja që do të ngelet edhe në histori.