Kokainë dhe marijuanë, arrestohen 12 shqiptarë në Itali

12 shqiptarë dhe 8 italianë kanë rënë në prangat e policisë italiane të Breshias në kuadër të një operacioni për trafik droge...

12 shqiptarë dhe 8 italianë kanë rënë në prangat e policisë italiane të Breshias në kuadër të një operacioni për trafik droge.

Operacioni i madh kundër trafikur të drogës u krye natën e së hënës së 27 nëntorit në Breshia.  Flitet për tonelata marijuanë dhe disa kilogramë kokaine që vinte nga jashtë duke synuar tregun e brendshëm të priovincës së Breshias, raportojnë mediat vendase.

Organizata kriminale importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria.

Pas disa muaj hetimesh karabinierët e Hetimit të Prokurorisë së Breshias kanë lëshuar 20 urdhër-arreste.