Burime bëjnë të ditur se trupi i personit të zhdukur në Prizren, i cili dyshohet të ketë pasur problem me harresë, është gjetur në mëngjesin e sotëm.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Dje policia u kërkoi ndihmë qytetarëve nëse e dinë vendndodhjen e Marjan Ghugjës, personit të lindur në vitin 1948 në Prizren që konsiderohej i zhdukur.