• E mërkurë / Mar-05 19:03
  • Kontakt

Haradinaj thotë se BE-së dhe SHBA-ve nuk i intereson sa zëvendësministra ka Qeveria e tij

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se askujt prej ndërkombëtarëve nuk i intereson se sa zëvendësministra...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se askujt prej ndërkombëtarëve nuk i intereson se sa zëvendësministra ka qeveria e tij.

“Nuk qëndron kështu, nuk e ka kërkush në interesim këtë temë. As BE-së as Amerikës nuk  intereson kjo pjesë”, është shprehur kryeministri, raporton lajmi.net.

Sa i përket rrugës Kaçanik-Han i Elezit, Haradinaj ka thënë se pritet që kjo rrugë të lëshohet për qarkullim më 1 qershor.

“Lajm i mirë është se në rrugën Kaçanik-Han i Elezit mund të ndodhë që të mbyllen punimet dhe deri më 1 qershor të lëshohet rruga për qarkullim. Po punohet në dy ndërrime shpresoj të lëshohet sa më shpejt”.