Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë, duke thënë se nevojitet avancimi i kornizës ligjore që rregullon statusin juridik të bashkësive fetare, pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre.
Me ligjin në fuqi njihen pesë bashkësi fetare në Kosovë: BIK, Kisha ortodokse Serbe, Kisha katolike, Bashkësia e besimit hebre dhe Kisha protestant
Ndërsa në projektligj është shtuar edhe bashkësia e tarikateve të Kosovës. “Projektligji bazohet në konventat ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj duke ftuar deputetët të mbështesin këtë projektligj.
Haradinaj po ashtu tha se Projektligji për Liritë Fetare është njëri nga dy ligjet që është i nevojshëm për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Tarikatet në Kosovë kanë zyrtarizuar se fundi edhe bashkësinë e tyre të pavarur nga Bashkësia Islame e Kosovës.