Siç e dimë pra kryerja e haxhit është edhe një ndër kushtet e fesë islame dhe muslimanët të cilët dëshirojnë të vizitojnë vendin e shenjtë, Meken, dhe të kryejnë obligimin e haxhit paraqitjen e tyre e bëjnë në ndonjë agjension që organizon këtë udhëtim.
Ekipi i televizionit Aldi morri një prononcim nga udhëheqësi i haxhive z.Llukman Ibrahimi ku në bisedën që zhvilluam z.Ibrahimi tha se për dallim nga vitet tjera këtë vitë paraqitja e të interesuarve për të vizituar vendet e shenjta ka filluar më herët ku kjo gjë na lehtëson edhe më shumë punën tonë që edhe obligimet tona që i kemi ti përfundojmë në kohën e caktuar.
Sa i përket moshës në të cilën bëhen më së shumti rezervime për në haxh z.Ibrahimi tha se në vendin tonë kemi ngelur me atë traditë që personat më të shtyer në moshë janë ata më të interesuarit në këtë aspekt e që kryesisht mosha mesatare do të ishte më së miri të ishte në mënyrë që gjatë rrugëtimit të tyre t'i kenë më të lehta të gjitha obligimet.
Nisja për në haxhë do të bëhet me 13 dhe 14 gusht.