• E mërkurë / Mar-05 20:28
  • Kontakt

Do të shtrohet iftar për 2000 persona në Preshevë

Iftari do të shtrohet të hënën në stadiumin e qytetit të Preshevës...

Po bëhen parapërgaditjet e fundit për shtruarjen e iftarit . Ky iftar do të shtrohet në stadiumin e qytetit të Preshevës për 2000 persona.

Mbi 100 persona staff të cilët kanë zbarkuar mbrëm në Preshevë, tani po bëjn përgaditjet e tyre për të qenë çdo gjë në rregull për këtë iftar.

Komuna e Preshevës në bashkëpunim me komunën e Bajram Pashës nga Turqia për herë të parë në komunën tonë do të shtrojnë iftar në ambient të hapur për 2000 persona, iftar ky i llojit të parë që po organizohet për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Lulzim Miftari kryetar i organizatës jo qeveritare Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në Preshevë për Rtv Aldi tha se komuna e Bajram Pashës nga Turqia në bashkëpunim me komunën e Preshevës dhe organizatës tonë kemi marë iniciativën për shtruarjen e këtij iftari për 2000 persona përë herë të parë në Preshevë.

z.Miftari tha se për veq iftarit në këtë mbrëmje do të ketë edhe program të ndryshem para qytetarëve.