• E mërkurë / Mar-05 20:27
  • Kontakt

Paraguaj hapë ambasadën e vet në Jerusalem, ndjekë shembullin e SHBA-së

Shteti Latino- Amerikan ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem ditën e hënë, duke e ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shteti Latino- Amerikan ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem ditën e hënë, duke e ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili ka marrë një vendim kontravers e që ka provokuar protesta të zëshme në shtetet muslimane.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti Paraguyan, Horacio Cartes kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur ambasadën e tyre në Jersualem me 14 maj 2018, në 70 vjetorin e  pavarësisë së Izraelit.

Izraeli  e konsideron Jerusalemin si kryeqytet të vetin. Komuniteti ndërkombëtar nuk ia njeh këtë status këtij qyteti. Palestinezët janë duke protestuar këtë vendim, si dhe thonë se Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i tyre po ashtu.