I akuzuari për krime lufte, Slobodan Praljak, ka pirë helm në Tribunalin e Hagës pas shpalljes fajtor.
Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës
Praljak është njëri nga gjashtë ish liderët politik e ushtarak boshnjak dhe kroat, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.
Gjykata ka suspenduar seancën pas kësaj ngjarje.