Mueller shpreson t’i mbyllë hetimet për Presidentin Trump deri më 1 shtator

Departamenti i drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka autorizuar prokurorin Mueller për të hetuar Presidentin e SHBA-ve Trump

Departamenti i drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka autorizuar prokurorin Mueller për të hetuar Presidentin e SHBA-ve Trump, për përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit 2016.

Zëvendës sekretari i Departamentit të Drejtësisë, Rod Rosenenstein ka autorizuar në vitin 2017 prokurorin special Robert Mueller për të hetuar mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë në mes ish -drejtorit të kampanjës së Donald Trump me zyrtarët rusë. Rosenstein i ka kërkuar Mueller-it që të hetohen pohimet nëse ish presidenti i kampanjës presidenciale të Donald Trump, Manafort, “ka bërë marrëveshje me zyrtarët e qeverisë ruse” për të ndërhyrë në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2016. 

Mueller po ashtu ka pranuar autorizimin e Rosenstein për të hetuar pagesat e Manafort nga ana e politikanëve ukrainas. Zyra e Prokurorit Mueller ka thënë se gjykatësi federal në asnjë mënyrë nuk duhet të heqë dorë nga rasti i Manafort. Manafort ka tentuar që ta shkarkoj nga ky rast Mueller’in duke thënë që akuzat kundër tij janë jashtë juridiksionit të Mueller. Zyra e Prokurorit Special për Hetime, vazhdimisht i ka thënë avokatit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Trump, se raporti lidhur me këtë çështje do të dalë në shtator të këtij viti. Rudy Giuliani ka thënë të shtunën që Prokurori Special Robert Hetime ka deklaruar që raportin për çështjen e Manafort nga Presidenti Donald Trump, me 1 shtator. Guliani, avokati i Trump, ka konfirmuar për CNN që zyra e Muellerit ka shpërndarë kohën që do e bëjë publik këtë raport. Ish kryetari i New York, ka thënë,që Mueller ia ka dhënë atij këtë informatë në kontekstin e debatit nëse Trump do të intervistohej nga Prokurori Special. Guliani ka thënë që përshtypja që ai ka marrë ishte se Mueller kishte thënë që Presidenti e ka bërë një intervistë, për veprimet e tij, duke përfshirë një obstrukcion të drejtësisë ose ndonjë marrëveshje e fshehtë me Rusinë pra interferenca që ka mundur të ndodhë nga ana e tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

 Guliani i ka thënë CNN që ai nuk e ka parë e as nuk është në dijeni që Mueller ka bërë ndonjë intervistë me Presidentin Trump, vetëm nëse ai ka pasur ndonjë qasje tek të dhënat konfidenciale të FBI, lidhur me atë se nëse kampanja e Trump ka pasur lidhje me Rusinë. Giulani ka thënë që Mueller duhet të mbyllë hetimin përpara zgjedhjeve në nëntor, dhe se nëse pritet më shumë kjo do të mund të i influencojë votuesit. Giulani e ka bërë një krahasim të njëjte me drejtorin e FBI, James Comey i cili kishte marrë vendim lidhur me imellat e Hillary Clinton në kohën e zgjedhjeve presidenciale në nëntor të 2016, një veprim që demokratët e kanë fajësuar që kanë ndikuar shumë në opinionin publik.