0 mësimdhënës ishin punësuar pa asnjë shpallje publike gjatë vitit 2017.
Kështu të paktën ka gjetur Auditori gjatë vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.
Ky vendim ishte marrë nga kryetari i Komunës, që aso kohe ishte Muharrem Svarqa.
“Komuna kishte punësuar 40 mësimdhënës në arsim pa procedura të rekrutimit (pa shpallje publike), duke anashkaluar plotësisht kërkesat ligjore. Punësimi i tyre ishte bërë me vendim të Kryetarit i cili ishte bazuar në rekomandimin e Drejtorit i Arsimit”, thuhet në gjetjen e Auditorit.
Për këtë lajmi.net ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Një numër shumë më të madh të të punësuave pa konkurs në komunën e Ferizajt po e përmend kryetari aktual, Agim Aliu.
Aliu po thotë se nga gjetjet që kanë bërë mbi 200 persona janë punësuar pa konkurs vetëm në sektorin e arsimit.
“Nuk është 40, auditori ka konfirmu 40, por na kemi gjetur gati 200 vende pune pa konkurse vetëm me rekomandime. Afro 200, vetëm në sektorin e arsimit”, ka thënë Aliu
Kryetari aktual i Ferizajt është zotuar se përgjatë kohës që e mbanë këtë pozitë nuk do të lejojë punësime pa konkurs.