Mustafa: Procesi i Berlinit dëshmon njohjen e plotë të sovranitetit të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) organizoi tryezë shkencore me temën “Rruga e Kosovës Drejt Integrimit Ekonomik Evropian”

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) organizoi tryezë shkencore me temën “Rruga e Kosovës Drejt Integrimit Ekonomik Evropian”

Me këtë rast anëtari i kësaj akademie, Isa Mustafa prezantoi punimin “Procesi i Berlinit”, ku tha se ky proces në përshpejtimin e reformave të tregut energjetik, në aspektin e sigurisë dhe të krijimit të hapësirës së  përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

“Procesi ka rezultuar në disa marrëveshje  si traktati i energjisë së komunitetit  dhe themelimi i zyrës për bashkëpunim rinor. Procesi i Berlinit ka nxitur bashkëpunimin mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, organizimin për tërheqjen investimeve të huaja direkte, thjeshtëzimin e procedurave burokratike” ka thënë Mustafa.

Tutje Mustafa shtoi se ky proces ka dëshmuar njohjen e plotë të sovranitetit të Kosovës, por ka  nevojë të mbështetet nga vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian.

Në anën tjetër Sokol Havoli  tha se tema e procesit të integrimit është e lidhur me konceptin e BE-së.

Ndërsa Justina Shiroka-Pula tha se Kosova që nga paslufta ka bërë hapa për harmonizimin e legjislacionit me direktiva të Bashkimit Europian (BE).

“Kosova është nënshkruese e traktatit të komunitetit të energjisë, hap i rëndësishëm. Nënshkrimi i këtij  traktatit është që Kosova ti përmbahet obligimeve nga direktivat e BE-së. Që synojnë të direktojnë një treg të qëndrueshëm. Integrimi i tregjeve të BE së është një kompetencë e Këshillit Evropian. Zgjedhja e teknologjive e të gjenerimit është kompetencë e qeverive të BE së” tha Shiroka-Pula.

Ajo shtoi se Kosova do të përfitonte shumë nga futja e funksionit të transmisionit