Shtrohet iftar për 2000 persona në Preshevë (VIDEO)

Hera e parë që shtrohet iftar në ambient të hapur në Preshevë...

Turma e madhe e qytetarëve i'u drejtuan stadiumit të qytetit për të bërë iftar në ambient të hapur.

Mirë se ardhje qytetarëve i dëshiroi njeriu i parë i Komunës së Preshevës z Shqiprim Arifi.Në këtë iftar ishin të pranishëm një numër jashtëzakonisht i madhë i qytetarëve, udhëheqës të pushtetit lokal, përfaqësues nga subjeketet politike, institucionet fetare dhe shumë qytetarë të tjerë.

Me të ndëgjuar ezanin filluan të bënin iftar, për veq iftarit ishte përgaditur kishte edhe program të ndryshëm fetar nga organizatorët e cila ishte Komuna e Bajram Pashës në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe organizata nga Presheva Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Mbas iftarit të pranishmëve me një fjalë ju drejtua zv.kryetari i Komunës së Bajram Pashës nga Turqia Rexhep Asilsaj.

Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi e falenderoi Komunën e Bajram Pashës nga Turqia që ka shtruar iftar për qytetarët e Komunës së Preshevës.

Ky iftar përfundoi me disa pika muzikore të paraqitur nga Orkestra Turke.