Vuçiq për Ushtrinë e Kosovës: Nuk jemi aq të frikësuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të ishte mirë që vendet të cilat kanë marrë pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të ishte mirë që vendet të cilat kanë marrë pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës, që të bëjnë presion mbi Prishtinën për tu sjell më seriozisht.

“A do të ishte hera e parë kjo që ata do të shkelin rregulloret, të drejtën ndërkombëtare dhe që të tregojnë se sa të fortë janë”, ka thënë Vuçiq, kur është përmendur Ushtria e Kosovës,“MË brengos gjithçka që bëjnë ata, por nuk jemi aq të frikësuar”.

“Do të ishte mirë për klientët e tyre që kanë marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, të ndikojnë te qytetarët që të sillen më seriozisht dhe më të përgjegjshëm, kjo është kërkesa jonë”.

Vuçiq ka thënë se politika e Serbisë ka qenë  gabuar në të kaluarën dhe se edhe ata kanë lejuar të kryhen krime mbi qytetarët e tyre, çka ka shtuar se nuk do të ndodhë kurrë më.