Megjithatë seanca vazhdon, edhe Kadri Veseli e lëshon sallën.

Pas vendimit për bojkotimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës...

Pas vendimit për bojkotimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës nga PDK-AAK-Nisma, të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli e ka ftuar ta zëvendësojë atë, nënkryetaren e Kuvendit, deputeten e VV-së, Aida Dërguti.

Në ndërkohë, Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar pauzë pesë minutëshe. Nga Nisma, në sallë, ka mbetur vetëm Milaim Zeka.

Seanca megjithatë ka vazhduar dhe aty janë deputetët e LDK-së, VV-së dhe Listës Serb.