Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka promovuar sot librin e tij më të ri “Ngritja e një shteti – Politika e Jashtme e Kosovës”. Ai ka treguar për përvojën e sotme dhe bashkëbisedimin me miqtë e pranishëm sot.
Një takim dhe bashkëbisedim i shkëlqyeshëm sot, me shumë miq, me rastin e promovimit të librit tim “Ngritja e një shteti – Politika e Jashtme e Kosovës”, në Tiranë. Faleminderit Besnik Mustafajt, Blendi Fevziut, Baton Haxhiut dhe Arlinda Dudajt për fjalët e mira për librin", ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka shprehur falënderim edhe për praninë Princit Leka, ambasadorit të Austrisë dhe Çekisë në Shqipëri dhe të gjithë miqve të tjerë të shumtë që e nderuan.