Tri pikë më shumë për klubin futbollistik ''Lugina'' (Video)

K.F. ''Lugina'' ndeshjen e saj të radhës e kishte ditën e sotme me K.F ''Rota'' ku ndeshje ishte e paraparë të mbahej në ora 16:00...

K.F. ''Lugina'' ndeshjen e saj të radhës e kishte ditën e sotme me K.F ''Rota'' ku ndeshje ishte e paraparë të mbahej në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Preshevë, mirëpo mos paraqitja e klubot futbollistik ''Rota'' bëri që pikët e kësaj ndeshje të shkojnë në favor të klubit futbollistik ''Lugina'' dhe ndeshja të cilësohet si e përfunduar.

Në këtë rast ekipi i televizionit Aldi shqyrtoi këtë temë me trajnerin e këtij klubi z.Jeton Rexhepi ku ai tha se qysh në orët e paraditës kemi marrë njoftim se ndeshja që ishte e paraparë të mbahet nuk do të realizohet dhe në këtë rastë pikët shkojnë në favorin tonë.

Ky rezultat e bënë që klubi futbollistikë ''Lugina'' të sigurojë vendin e dytë në Ligën e rrethit të Pçinjës.

K.F ''LUGINA'' ndeshjen e saj të radhës do ta ketë të shtunën me K.F. ''Mladost Sojvanica'' me fillim prej ora 15:00. 

Klubi futbollistik ''Lugina'' krenaria e qytetit.