Rusia kryeson në listën e shteteve në të cilat ka reklama për shitjen e kafshëve që llogariten si specie të rrezikuara. Megjithatë edhe në Mbretërinë e Bashkuar janë gjetur reklama për shitjen e leopardëve, lëkurës së tigrit dhe lëkurës së ariut polar. Ndërsa në Gjermani janë gjetur reklama për shitjen e arinjve.
Shitja në internet e kafshëve të egra të rrezikuara dhe të kërcënuara është e përhapur në të gjithë Europën, ka zbuluar një hetim i ri, duke filluar nga leopardët, shimpanzat, zogjtë si dhe shumë zvarranikë.
Hulumtuesit nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (Ifaë) kanë kaluar gjashtë javë duke ndjekur reklamat në 100 tregje online në katër vende, Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe Rusi. Ata gjetën më shumë se 5,000 reklama që ofronin për të shitur pothuajse 12,000 artikuj, në vlerë prej 4 milionë dollarësh. Të gjitha mostrat ishin specie tregtia e të cilave është e kufizuar ose e ndaluar nga Konventa globale mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara.
Grupet për mbrojten kafshëve të egra kanë punuar me tregje online, përfshirë eBay, Gumtree dhe Preloved për të zvogëluar tregtinë dhe rezultatet e studimit janë një përmirësim krahasuar me një raport të mëparshëm të Ifaë në 2014.
Në mars, 21 gjigandë teknologjikë përfshirë Google, eBay, Etsy, Facebook dhe Instagram u bënë pjesë e Koalicionit Global për t'i dhënë fund trafikimit të kafshëve të egra onlinedhe u angazhuan për të sjellë tregtinë e paligjshme online në speciet e kërcënuara me 80% deri në vitin 2020.
"Është e mrekullueshme të shohim se po bëjmë rrugë të vërteta në ndërprerjen dhe çmontimin e tregtisë. Por shkalla e tregtisë është ende e madhe", tha Tania McCrea-Steele në Ifaë. Zvarranikët për tregtinë e kafshëve ishin grupi i vetëm më i madh, që përbëjnë 37% të reklamave, me breshka të gjalla që shiten në numër të madh. Zogjtë e rrezikuar ishin gjithashtu të zakonshëm, duke përbërë 31% të reklamave. Papagajtë ishin më të reklamuar, por pothuajse 350 zogj grabitqar janë ofruar gjithashtu, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Disa specie të rrezikuara mund të tregtohen në mënyrë të ligjshme, për shembull nëse ato janë të edukuar në robëri. Por shpesh është e vështirë të thuash se cilat shitje janë të ligjshme, pasi që disa reklama ofrojnë informata të mjaftueshme, siç janë numrat e certifikatave. "Tregtia ligjore mund të shërbejë si mbulesë për tregtinë e paligjshme", paralajmëroi McCrea-Steele