Maqedonia e mbështet Serbinë në normalizimin e raporteve me Kosovën

Vendi i Maqedonisë dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian (BE).

Vendi i Maqedonisë dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian (BE).

Dy vendet janë të gatshme që t’i plotësojnë obligimet e veta që të bëhen pjesë e familjes europiane, ky është qëndrimi i përbashkët i kryeparlamentarit të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, Talat Xhaferi dhe Maja Gojkoviq, i theksuar gjatë takimit të tyre të përbashkët në Beograd.

“Maqedonia mbështet Serbinë në normalizimin e raporteve me Kosovën, që çon drejt ruajtjes së stabilitetit në rajon”, deklaroi kryeparlamentari Xhaferi nga Beogradi.

Sipas kryeparlamentarit Xhaferi edhe përkundër dallimeve për disa çështje kjo nuk paraqet pengesë për përparimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe multirateral midis dy vendeve.

“Maqedonia dhe Serbia do të punojnë për një paraqitje të përbashkët në tregjet e huaja dhe në promovimin e turizmit dhe tërheqjet e investimeve”, theksoi Xhaferi.