“Është për të ardhur keq që e gjithë kjo është transparente, kam folur edhe me presidentin, Aleksander Vuçiq, që gabimi ynë është që ne nuk kemi dikë që do të lobonte për ne”, u shpreh Daçiq.
Ai shton se tash më shumë se asnjëherë Serbisë i duhen njerëz nga të cilët ky shtet do të përfitonte në komunitetin ndërkombëtar.
Madje Daçiq synon edhe mbështetjen e SHBA-ve për zgjidhjen përfundimtare me Kosovën.
“Qëllimi ynë duhet të jetë tek vendet që kanë fuqi vendimmarrëse, ose tek presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në mënyrë që të kemi mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme me Kosovën”, u shpreh Daçiq.
Daçiq në këtë mënyrë kërkon që Qeveria serbe të nënshkruaj kontrata me kompani të cilat do të lobonin tek shtetet perëndimore për Serbinë.
Ndryshe, kreu i diplomacisë serbe tash e një kohë është në një fushatë intensive për uljen e numrit të shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.