Pjesëmarrës në këtë olimpiadë do të jenë vende të ndryshme të botës, ku vetëm pjesëmarrja e shkollës fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në këtë olimpiadë është një sukses më vete pavarësisht rezultateve përfundimtare që do të arrijnë në këtë olimpiadë.
Profesori i edukatës fizike Veton Saqipi në intervistën që zhvilluam tha se ëshët hera e tretë që kjo olimpiadë organizohet ndërsa shkolla jonë për herë të dytë po merr pjesë.
Z.Saqipi theksoi që pjesëmarrës në këtë olimpiadë janë 9 nxënës prej tyre 5 djem dhe 4 vajza.
Nxënësit e sh.f ''Prof.Ibrahim Kelmendi'' u shprehën shumë të përgatitur për pjesëmarrjen e tyre në olimpiadë ku njëkohësisht edhe profesorin e tyre e falënderuan për punën që ka bërë.
Pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiandë e ka mbështetur edhe kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ku dhe theksoi që pritshmërit për sukseset e këtyre nxënësve mbetën të shihen ditëve në vijim.
Nxënësit do të qëndrojnë katër ditë në Austri, ku mbetemi me shpresë se kthimi nga Austria do ti sjellë me ndonjë suksesë të arritur.