Raketa që shpërtheu aeroplanin malajzias nga fluturimi MH17 mbi Ukrainë në vitin 2014 ku mbetën të vdekur 298 persona, është lëshuar nga Rusia, thonë hetuesit.
Sipas të dhënave të fundit nga ekipi ndërkombëtar i hetimit, thuhet se raketa i përkiste forcave ushtarake ruse të stacionuara në Kursk, ndërsa kanë qëlluar nga brigada 53 antiajrore.
Ky informacion është paraqitur duke u nënvizuar si rezultat i një hetimi shumëvjeçar. Ekipi hulumtues i udhëhequr nga holandezi, Wilbert Paulis tha se avioni u rrëzua nga një raketë e tipit BUK, e gjuajtur nga territori i Ukrainës e cila ishte nën kontrollin e rebelëve, përcjell lajmi.net.
Rusët edhe sot e kanë mohuar se raketa që u lëshua ndaj aeroplanit malajzias ishte e tyre.
BBC kujton se hetimi për rrëzimin e MH17 u bë katër vjet rresht dhe për këtë u formua ekip i përbashkët i hetimit i përbërë nga ekspertë të Holandës, Australisë, Belgjikës, Malajzisë dhe Ukrainës
Menjëherë pas kësaj ngjarje, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Barack Obama tha se raketa ndaj këtij aeroplani është lëshuar nga zona e cila ishte e pushtuar nga separatistët rus.