Vdes ish-gjenerali që piu helm në gjykatën e Hagës

TV shtetëror kroat thotë se ish-gjenerali Slobodan Praljak ka vdekur pasi piu helm në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë.

TV shtetëror kroat thotë se ish-gjenerali Slobodan Praljak ka vdekur pasi piu helm në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai cilesohet se eshte është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

Sllobodan Pralak, ka marrë pijen helmuese dhe ka bërtitur “nuk jam kriminel”, vetëm pak minuta pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.