Takimi zyrtar u zhvillua në kabinetin e kryetarit të Komunës së Preshevës ku shumë tema u diskutuan mbrenda këtij takimi, ndër ato ishte edhe çëshjta e hapjes së kufirit në mes Maqedonisë dhe Sërbisë, gjegjsisht në mes fshatit Miratoc dhe Llojan.
Pas këtij takimi u mbajt edhe një konferencë për gazetar ku mediave ju drejtua kryetari Arifi ai tha se jemi falandërues që kryeparlamentari z.Talat Xhaferi i cili në agjentën e tij zyrtare vizitoi edhe komunën tonë, ne gjatë këtij takimi biseduam kryesisht për çështjen e hapjes së kufirit të cilët jemi në proces si nga ana e Republikës së Maqedonisë dhe atë të Serbisë, ne jemi të gjithë duke bër përpjekje që të hapet sa më shpejtë.
Edhe kryeparlamentari i Republikës së Maqedonis z Talat Xhaferi ju drejtua mediave ku tha se kjo është ndalesa e fundit në Preshevë dhe përmbyllet vizita ime zyrtare në Republikën e Serbisë.Sot ne gjatë takimit me kryetarin Arifi biseduam shumë tema të ndryshme konkretisht për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan ku kjo çështje në të ardhmen do të ngritet edhe në nivel qendror në mes dy qeverive atë të Maqedonisë dhe Sërbisë.
Kjo ishte vizita e parë e kryetarit të Parlamentit të Maqeonisë në Preshevë dhe përbyllja e vizitës zyrtare të delegaconit të Maqedonisë që i bëri Republikës së Serbisë.