Radikalët në Serbi thonë se s`do të lejojnë mbajtjen e “Mirëdita, dobar dan”

Radikalët në Serbi kanë ripërsëritur se do të ndalojnë mbajtjen e manifestimit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd.

Radikalët në Serbi kanë ripërsëritur se do të ndalojnë mbajtjen e manifestimit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd.

Ata kanë njoftuar se do t’i dorëzojnë një letër  Ministrisë së Punëve të Brendhsme për t’i informuar ata se zyrtarët, anëtarët dhe simpatizuesit e kësaj partie do të shfaqen në aktivitetin e organizuar më 30 maj nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut.

Këtë ia ka thënë gazetarëve deputeti i Partisë Radikale Serbe, Milan Damjanoviq sot në Kuvendin e Serbisë, duke shtuar se radikalët do të parandalojnë këtë siç e kanë quajtur “tubim politik dhe anti shtetëror” dhe me mesazhin se radikalët do të paraqesin paralajmërimin e fundit se nuk do të lejojnë mbajtjen e kësaj ngjarjeje