Kurti numëron arsyet pse duhet të ketë zgjedhje, paralajmëron edhe mocion për rrëzimin e qeverisë

Kryetari i VV-së, Albin Kurti si nikoqir i kësaj tryeze me temën 'Zgjidhja jane Zgjedhjet', ka thënë se ka përpjekje që në tryeza të tilla të ...

Kryetari i VV-së, Albin Kurti si nikoqir i kësaj tryeze me temën 'Zgjidhja jane Zgjedhjet', ka thënë se ka përpjekje që në tryeza të tilla të diskutohet për tema që i takojnë Kuvendit e kjo sipas tij është e papranueshme.

Ai ka thënë se në këto tryeza duhet diskutuar për zgjedhjet pasi vendi nuk mund të qeveriset nga pakica.

Kurti ka thënë se Qeveria ka humb shumicën në Kuvend dhe se Kuvendi është bërë pothuajse jofunksional.

Ai ka përmendur disa veprime të dëmshme që sipas tij ka bërë Qeveria Haradinaj e që janë mashtrimi me vizat, ratfikimi i demarkacionit, nisjen e statutit për  Asocacionin në kundërshtim me ligjet e Kosovës, faljen e borxheve kompanive, falimentimin e postës etj.

Kurti ka thënë se Haradinaj është kryeministër i marrë me qera nga Hashim Thaçi.

“Ai nuk është kryeministër është ushtrues detyre i kryeministrit dhe si i tillë duhet të jap dorëheqje. Haradinaj për karrigë është i gatshëm edhe me formu Zajednicen”.

Kurti ka thënë se nëse Haradinaj nuk jep dorëheqje duhet ta testojë besimin në Kuvend. E nëse kjo nuk ndodh sipas tij së bashku me partitë tjera do të nisin mocion mosbesimi.