Ai ka thënë se partia e tij është për zgjedhje të parakohshme por para saj duhet bërë ndryshimi i ligjit për zgjedhje.
Deda duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se ai po bllokohet nga presidenti Thaçi, shkruan lajmi.net.
“Ne duhet të merremi vesh se kush duhet ta udheheqë dialogun dhe nese ne nuk e bëjmë ata do ta bëjë Thaçi pa mandat nga Kuvendi”.
Deda duke folur për kërkesën e Kurtit që nga kjo tryezë të dilet me një qëndrim për zgjedhjet ka thënë se nga këto tyeza nuk rrëzohet Qeveria.
Ai ka thënë se opozita nuk i ka 61 vota për rrëzimin e Qeverisë.