Kuçi thotë se s’ka kuptim që të kërkohet koncensus për zgjedhjet

Blerim Kuçi sekretar i AAK-së, ka thënë se nuk mund të kalohen rezultatet e arritura nga takimet e kaluara.

Ka kujtuar se janë pajtuar opër krijimin e një grupi punues mes partive politike e për të caktuar temat dhe agjendat e tryezave.

Kuçi ka thënë se menyra e fillimit të tryezës nga nikoqiri (Kurti) i gjasojnë më shumë konferencave për shtyp.

Ai ka thënë se për zgjedhjet duhet të vendoset në Kuvend, nëse opozita ka numrat për rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij është e pakuptimtë që të kërkohet koncensus nacional për zgjedhjet.