Pionirët e klubit futbollistik ''Lugina'' shpallen kampion në rrethin e Pçinjës (Video)

Pionorët e klubit futbollistik ''Lugina'' do të ndeshen me klubin futbollistik ''Mladost Bosilegrad''...

Pionorët e klubit futbollistik ''Lugina'' do të ndeshen me klubin futbollistik ''Mladost Boseligrad'' ndeshje kjo që sipas gjitha gjasave Pionirët e klubit futbollistik ''Lugina'' do të shpallen kampion të rrethit të Pçinjës.

Në këtë rast ekipi i televizionit Aldi zhvilloi një intervistë me drejtorin e këtij klubi Nagip Jakupi, ku tha se kjo është ndeshja e parafundit në Rrethin e Pçinjës për pionirët e klubit tonë dhe se pikërishtë në këtë ditë do të shpallen edhe kampion të Rrethit të Pçinjës nga se në 10 ndeshjet e luajtura jemi fituesit e vetëm me 49 gola të shënuar dhe vetëm katër gola kemi pranuar.

Në këtë ndeshje do të prezentojnë edhe drejtori dhe sekretari i klubit ku dhe pas përfundimit të ndeshjes do të shpërndajnë medaljet dhe zyrtarisht Pionirët e klubit futbollistik ''Lugina'' do të shpallen kampionë të Rrethit të Pçinjës.

Ndeshja do të luhet ditën e diel me fillim prej ora 12:00 në stadiumin e qytetit në Preshevë ndërsa drejtori i këtij klubi i fton të gjithë qytetarët, familjet e gjithashtu edhe kryetarin e komunës që t'i bashkohet këtyre fëmijëve në këtë ditë shumë domethënëse për ata.