Shkolla fillore ''Zenel Hajdini'' në fshatin Raincë shënoi përvjetorin e kësaj shkolle.
Manifestimi i ditës së shkollës u mbajt brenda ambientit të këtij institucioni shkollor ku mësimdhënësit e kësaj shkolle së bashku me nxënësit e tyre kishin përgatitur program të larmishëm me recitime, poezi, këngë dhe valle të ndryshme shqipe.
Për historikun e kësaj shkolle dhe sukseset që ka arritur kjo shkollë foli drejtori i këtij instuticioni shkollorë z.Shukri Ymeri
Para familjarëve të tyre, mësimdhënësve dhe bashkëmoshatarëve të tyre nxënësit e kësaj shkolle recituan disa poezi dhe këngë
Ky manifestim kulturor përfundoi me një valle të bukur shqipe që performuan para të pranishmëve nxënësit e kësaj shkolle.