Shoqata kulturore ''Dituria'' në Preshevë ka shtruar iftar për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit iftar ky i finansuar nga organizata Turke Rumeli Tukleri Vakfi.
Mysafirë të shumtë nga Turqia udhëheqës të pushtetit lokal, përfaqësues nga partitë e tjera politike, drejtor të institucioneve shkollore, profesor, nga organizata jo qeveritare, biznesmen lokal dhe shumë qytetarë të tjerë të cilët ishin ftuar në këtë iftar.
Me nga një fjalim përshëndetës para të pranishmëve ju drejtua kryetari i organizatës turke Rumeli Tukleri Vakfi z.Kemal Balldepe, mysafiri tjetër nga Turqia z.Melek Arash, dhe kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.