Mbahen homazhe tek varri i Ridvan Qazimit-Komandant Lleshi

U shënua ''Aktiviteti “Ditët e Komandant Lleshit” duke bërë homazhe tek varri i Ridvan Qazimit-Komandant Lleshi...

Aktiviteti “Ditët e Komandant Lleshit” ka vazhduar me marshimin nga stadiumi i fshatit Tërnoc në drejtim të vendit të rënies së Ridvan Qazimit- Komandant Lleshit.

Aty morën pjesë familjarë, veteranë, ish ushtarë të UÇPMB-së dhe përfaqësues të jetës publike lokale ndërsa babai i të ndjerit Ridvan Qazimit ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe ka kujtuar me disa fjalë veprën e dajlit të tij.

Ridvan Qazimi, i njohur me emrin komandant Lleshi, ishte një nga udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u vra më 24 maj në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit. 

Qeveria jugosllave në atë patë pranuar se Ridvan Qazimi, u vra në një përleshje, kur trupat jugosllave hynë në zonën e sigurisë që ndan Kosovën nga Serbia.

Zëvendës-kryeministri serb i atëherëshëm, Nebojsha Çoviq patë thënë se Qazimi u vra gjatë një shkëmbim zjarri në afërsi të pikës malore Guri i Gjatë, në pjesën veriore të zonës së sigurisë. 

Udhëheqësit shqiptarë të këtij rajoni kanë akuzuar se Qazimi u vra nga një snajper duke e cilësuar këtë vrasje si një shkelje të rëndë të marrëveshjes për kthimin e trupave jugosllave në këtë zonë.

Dita e dytë e këtij aktiviteti u përmbyll me një ndeshje futbollistike ndërsa gjatë ditës së sotme në shtëpinë e kulturës në Bujanoc do të mbahet akademi përkujtimore.