Qytetarët, pak shpresë për zgjidhjen e kontestit me emrin

Çështja e emrit për shumë qytetarë të Maqedonisë shihet si temë e cila është larg zgjidhjes përfundimtare.

Çështja e emrit për shumë qytetarë të Maqedonisë shihet si temë e cila është larg zgjidhjes përfundimtare.

Të anketuar nga TVM2, shprehën pesimistë për mundësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

 Ata vlerësojnë se politikbërësit e Maqedonisë nuk kanë kapacitete të duhura për të përmbyllur me sukses çështjen e emrit.
 
“Nuk përmbyllet çështja  e emrit, nuk kanë kapacitet për ta përmbyllur këtë çështje, nuk kanë politikë, sepse tjetërkush i dirigjon”,- u shpreh një qytetar.  
 
“Nuk e di për besë, nuk besoj kurrë. Ne vet po e bëjmë që as emër të na japin e as asgjë mos me na dhënë”,- tha një qytetar.    
 
“Nuk e din as vet se si do ta vendosin ata atje”,- theksoi një qytetar.
 
Por ka edhe nga ata që besojnë se këtij kontesti disavjeçar me Greqinë i ka ardhur fundi.