Enver Hoxhaj rithekson: Sivjet liberalizimi

Për Kosovën këtë vit duhet të jetë prioritet liberalizimi i vizave

Për Kosovën këtë vit duhet të jetë prioritet liberalizimi i vizave e më pas institucionet do të duhej të angazhohen për aplikim për statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, duke theksuar se nuk është i kënaqur me punën që është bërë deri tani sa i përket përmbushjes së obligimeve që institucionet kanë marrë.

“Unë mendoj që vëmendja më 2018 duhet ta kem tek liberalizimi i vizave edhe pse liberalizimi i vizave nuk është agjendë evropiane e mirëfilltë”.

“Ne duhet të shohim se si Kosova gjatë javëve të ardhshme të ketë një plan kohor se kur merret vendimi për liberalizimin e vizave kur hynë vendimi në fuqi që njerëzit të udhëtojnë pa viza drejt Evropës dhe këto do ta kenë vëmendjen kryesore”.

“Tek statusi i kandidatit ne nuk mund të aplikojmë për pa e zbatuar agjendën evropiane të reformave dhe nëse e shohim me përqindje se sa është zbatuar kjo agjendë mendoj që edhe vitin e kaluar edhe sivjet nuk është bërë punë e madhe duhet të bëjmë punë konkrete”.