Kryetarja e degës së PVD-së, Ardita Sinani priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Sh.T. Ilir Boçka

Kryetarja e degës së PVD-së, Ardita Sinani priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Sh.T. Ilir Boçka

Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani gjatë ditës së sotme priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Sh.T. Ilir Boçka dhe bashkëpunëtorin e tij z. Virgjil Muçi.

Gjatë këtij takimi shumë vëllazëror kryetarja Sinani me ambasadorin Boçka dhe z. Muçi diskutuan problematikat me të cilat po përballen më së shumti qytetarët e komunës së Preshevës tash e sa kohë, siç janë të drejtat Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, njohja e diplomave, tekstet mësimore si dhe integrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet shtetërore e publike të Serbisë.

Preshevë, 26.05.2018
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik