Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, duke thënë se edhe katër muaj pas vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, Serbia vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Kosovën.
Ai në një postim në Tëitter shkruan se vrasja e Ivanoviqit para katër muajsh ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet fshihen në Beograd, pasi sipas Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë,
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, dje akuzoi Prishtinën zyrtare se nuk është e interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviq