3 vjet solidar me refugjatët e Lindjes së Mesme (Video)

Nën patronatin e Kabinetit të kryetari të komunës së Preshevës të shtunën në hollin e Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë...

Nën patronatin e Kabinetit të kryetari të komunës së Preshevës të shtunën në hollin e Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë është mbajtur ekspozitë "On Road" e organizuar nga Valon Arifi  për 3 vjetorin e fillimit të ardhjes së refugjatëve në Preshevë.

Në këtë ekspozitë ishin të paraqitura fotografi nga fotografi preshevar Krenar Halimi i cili ka kapur fotot më interesante të refugjatëve që vinin nga Siria dhe Linjda e Mesme.

Në këtë eveniment të pranishëm ishin edhe ambasador si Ambasadori i Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd z.Ilir Boçka, Shefit të zyrës së OSBE-së z.Jeff Bieley, Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, dhe nga organizata të huaja që i kanë dalë në ndihmë këtyre refugjatëve.

Me nje fjalë përshëndetëse dhe falënderuese që ju kanë dalë në ndihmë këtyre refugjatëve, të pranishmëve ju drejtua Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.

Fjalë të mëdha për preshevarët që i kanë dalë në ndihmë, kanë hapur dyert e shtëpisë, foli ambasadori i Shqipërisë në Beograd z.Ilir Boçka, dhe shefi i OSBE-së në Bujanoc Jeff Bieley.

Valon Arifi organizator i kësaj ngjarje në përkujtimin e refugjatëve 3 vjet solidar për RTV Aldi tha se sot po i kujtojmë këta refugjat në solidarizimin dhe falënderimin.
3 vite rradhazi fotografi Krenar Halimi ka përcjellur çdo refugjat duke bërë foto nga më interesante të cilat tha ai më mbesin kujtim akoma dhe sot.
Ai tregon po ashtu se sa ka qenë e vështirë për të arritur deri aty për të kapur fotot.
Gjatë kësaj ngjarje u dha edhe një dokumentar i shkurtër, rrugëtimin e refugjatëve dhe u ndanë çmimet për organizatat që kanë dhënë kontributin e tyre për këta refugjat.