Ambasadori Shqipërisë Ilir Boçka viziton RTV Aldi (Foto)

Në një vizitë zyrtare në Preshevë të shtunën ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë i Akredituar në Beograd z.Ilir Boçka

Në një vizitë zyrtare në Preshevë të shtunën ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë i Akredituar në Beograd z.Ilir Boçka ku ishte i pranishëm në 3 vjetorin e refugjatëve të organizuar nga Kabineti i Komunës së Preshevës. Z.Boçka në vizitin e tij zyrtare në Preshevë në agjendë kishte edhe vizitën në RTV Aldi, ku u prit nga stafi i këtij mediumi, z.Boçka nga afër vizitoi objektin i shoqëruar me drejtorin e këtij mediumi z.Isuf Memeti i cili e njoftoi ambasadorin e nderuar me punën dhe ambientin se ku punohet dhe me vështirësit që i ka si medium.

Me qenë se kjo ishte vizita e parë e ambasadorit Boçka që i bëri RTV Aldi u zhvillua edhe një emision politik ku gjatë këtij emisioni u folën shum çëshjte që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ambasadori Boçka u nda i kënaqur me mikpritjen që ja bën stafi i RTV Aldi, dhe na uroi për punën që po e bëjmë si medium.