Haradinaj: Korrupsioni prezent edhe në arsim.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se korrupsioni e ka kapluar gjithë vendin dhe është prezent edhe në arsim...

“Shumica e shkollave janë vetëm objekte dhe jo për qëllim edukimi dhe vetkonstrukti i tyre është sikur të ishin ndërtua për diçka tjetër. Kemi probleme sepse e nuk ka inspektim. Kur po i cekim problemet secili mund ta gjejë veten dhe kemi shumë orë të humbura pra ka shumë profesor e mësimdhënës që se kanë problem që nuk janë fare në orë”

” Vlerësimi i njohurive pra është vërtetuar që vlerësimi i fëmijëve nuk është në mënyrë të duhur. Duke qenë kështu mendoj që është mirë me e shfrytëzua këtë moment me u përball me të vërtetën e mos të flasim për korrupsionin që na e ka kapluar vendin”.

Këto komente ai i bërinë konferencën ndërkombëtare për PISA 2018 me moton “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”,të organizuar nga ministria e Arsimit në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Kreu i ekzekutivit duke përmenduar mnjë varg problemesh e sfidash që po e përcjellin arsimin në Kosovë tha se rezultatet e testit Pisa 2015 “na turpërojnë si Kosovë”.