Të nderuar qytetarë, Kryetari i Komunës së Preshevës së bashku me Kabinetin e tij me rastin e muajit madhështor të Ramazanit si dhe me rastin e Ditës botërore kundër urisë nën moton "Çdokush meriton të hajë" me datë 28 Maj, si shenjë e unitetit për këtë muaj të Shenjt, së bashku me liderët politik të Komunës sonë do të organizojnë një iftar, ku liderët tanë politik do të kalojnë një darkë me familjet me gjendje jo të mirë ekonomike dhe me prindërit të cilët rrisin fëmijë jetim.
Në këtë iftarë, secili lider i jonë politik gjatë iftarit do të mund të bashkëbisedojë për gjendjen dhe hallet e këtyre familjeve. Iftari do të mbahet para objektit të Komunës së Preshevës dhe mysafirët do të jenë me ftesa.
�Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës.