Kjo ishte konfirmuar edhe nga vetë deputeti Zeka.
E për këtë Policia e Kosovës ka një version. Agron Borovci zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se rasti është cilësuar si ngacmmim.
Borovci ka thënë se vetura drejtohej nga një i mitur.
“Më datë 17.05.2018 është raportuar rasti nga ana e ankuesit M.Z. Rasti ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë. Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë Borovci.
Tutje për rastin Policia po i vazhdon hetimet.
“Për këtë ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave”, ka përfunduar Borovci.
Ndryshe Milaim Zeka vetë nuk kishte pranuar të jap detaje tjera për ngjarjen.